Forcat ajrore izraelite kanë vazhduar me mbikëqyrjen e hapësirës ajrore të Libanit në afërsi të kufirit me Sirinë.
Siç transmetojnë mediat botërore, dronët dhe aeroplanët ushtarakë izraelitë janë parë në rajonet mbi kufirin libanez-sirian, te ferma Sheba, në lëndinën Beka dhe malet Hermon, si dhe mbi rrafshnaltën e okupuar të Gazës.
Si kundërpërgjigje ndaj fluturimeve të aeroplanëve izraelitë, forcat siriane janë vendosur në gjendje gatishmërie përgjatë kufirit perëndimor të Sirisë, si dhe me Gaza.
Ndryshe, javën e kaluar forcat ajrore izraelite kanë fluturuar mbi malin Kalamun dhe Al-Kusair.