Ja sa do t’i kushtojnë përmbytjet Dubait

Azia

Ja sa do t’i kushtojnë përmbytjet Dubait

Më: 21 prill 2024 Në ora: 09:39
Dubai

Kostoja e përmbytjeve masive të fillim javës në Dubai dhe në përgjithësi në Emiratet e Bashkuara Arabe, është marramendëse.

Vlerësimi i parë i ekspertëve flet për mbi 1 miliard dollarë dëme, por të gjithë treguesit tregojnë se vlera do të jetë edhe më e madhe.

Përmbytja shkaktoi bllokimin e fluturimeve në aeroportin e Dubait, ku pista u shndërruar në një liqen dhe avionët e fundit që mundën të uleshin thuajse lundronin në ujë.

Po ashtu pati kaos në trafik, teksa rrugët kryesore u përmbytën.

Edhe shtëpitë e dyqanet u prekën nga reshjet e dendura të shiut që ranë brenda 24 orëve dhe që arritën dendësinë që në Dubai bie në një vit e gjysmë.

Dëmi i përllogaritur në mbi 1 miliardë dollarë përfshin edhe dëmtimet komerciale të bizneseve, riparimin e shtëpive, makinat dhe bizneset e dëmtuara nga uji.

Ndërkohë, lidershipi i Emirateve të Bashkuara Arabe pritet të shpenzojë shuma të konsiderueshme për mbrojtjen kundër përmbytjeve të qyteteve të mëdha.

Tashmë presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe u bëri thirrje autoriteteve që të punojnë shpejt për përmirësimin e gjendjes së infrastrukturës.

Humbjet e kompanive të sigurimit, sipas Insurance Insider, mund të arrijnë në disa qindra miliona dollarë.

Ajo çka bie në sy është edhe problemi me policat e sigurimit të jetës, automjeteve apo bizneseve.

Më pak se 15% e banorëve në Emiratet e Bashkuara Arabe besohet se kanë sigurim shtëpie.

Shumë prej tyre u detyruan të braktisin makinat e tyre nga përmbytjet, qindra prej të cilave ishin të pasiguruara.

Besohet se banorët e Emirateve të Bashkuara Arabe nuk kanë sigurim sepse gjithçka funksiononte siç duhet në vend dhe ata besonin se nuk kishin nevojë për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat