Shtypin me veturë këmbësorët në Jerusalem, lëndohen tre persona – policia arreston sulmuesit dhe publikon pamjet

Azia

Shtypin me veturë këmbësorët në Jerusalem, lëndohen tre persona – policia arreston sulmuesit dhe publikon pamjet

Më: 22 prill 2024 Në ora: 18:06
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia izraelite ka arrestuar dy persona të cilët shtypen me veturë këmbësorët në Jerusalem, duke lënduar tre prej tyre, shkruan Associated Press.

Pamjet e kamerave të sigurisë që janë publikuar nga mediat izraelite, shfaqin veturën që përplaset në tre hebrenj ortodoks, të cilët nga goditja e fuqishme “fluturojnë” dhe përfundojnë mbi xhamin e përparmë të veturës.

Me të goditur këmbësorët me veturë, të dyshuarit dalin nga vetura me kallashnikovë në dorë, por që në momentin që tentojnë të shtien duket se u bllokohet arma.

Palestinezët në mënyrë periodike kryejnë sulme në qytetet izraelitë që kur filloi lufta kundër Hamasit më 7 tetor, e që nga ajo kohë dhuna në Bregun Perëndimor nuk ka të ndalur.

Në anën tjetër, mbrojtja civile palestineze ka njoftuar se në Gaza ka gjetur 283 trupat e pajetë në oborrin e spitalin Khan Younis, kurse kreu i inteligjencës ushtarake izraelite ka dhënë sot dorëheqje për shkak të dështimit për të parandaluar sulmin e 7 tetorit.

Kjo luftë tani është në muajin e shtatë dhe ka nxitur një pasiguri në atë rajon, ku shpesh përfshihet edhe Hezbollahu që mbështetet nga Irani – duke sulmuar Izraelin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat