Irani kërcënon me riaktivizim të programit bërthamor

Azia

Irani kërcënon me riaktivizim të programit bërthamor

Më: 11 maj 2018 Në ora: 23:21
Iran

Irani kërcënon të riaktivizojë programin bërthamor në një “shkallë industriale”, nëse marrëveshja me Perëndimin do të dështojë pas tërheqjes së Shteteve të Bashkuara.

Ministri i Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif shpjegoi se do të tentojë të shpëtojë marrëveshjen e firmosur në 2015-ën, përmes konsultimeve me partnerët ndërkombëtar, por duke paralajmëruar se në të njëjtën kohë Teherani po përgatitet të rinisë aktivitetin për pasurimin e uraniumit.

Ndërkaq, në sheshet iraniane, përshkallëzohet protesta kundër vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për t’u tërhequr nga marrëveshja bërthamore.

Pas lutjeve të së premtes në Teheran, qytetarët mbushen rrugët në shenjë proteste kundër Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, duke i vënë zjarrin flamujve amerikan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat