Kim Jong-un ka shprehur “dhimbje të thellë” për aksidentin e autobusit që mori jetën e 32 turistëve kinezë dhe katër koreano-veriorëve.
Aksidenti ndodhi të dielën, në një provincë të Koresë Veriore me ç’rast autobusi ra nga një urë.
Është e rrallë që mediat e kontrolluara të Koresë Veriore të raportojnë lajme negative, kurse për Kim që ta “pranojë” ndonjë incident, është edhe më e rrallë.
Kina është aleati kryesor politik dhe partneri më i madh tregtar i Koresë Veriore.
Lideri i Koresë Veriore u fotografua nga media e shtetit, duke vizituar të lënduarit në spital. Sipas raportimit, ai personalisht u interesuar për mjekimin e të lënduarve.
Koreja Veriore dhe Kina janë aleat për një kohë të gjatë. Vizita e shpejt e Kim-it shihet si një mënyrë për ta mbrojtur imazhin e tij në popullsinë kineze.