Kanadaja, Italia dhe Gjermania marrin afrikanët në Izrael

Azia

Kanadaja, Italia dhe Gjermania marrin afrikanët në Izrael

Më: 2 prill 2018 Në ora: 18:46
Benjamin Netanyahu

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha sot se Kanadaja, Italia dhe Gjermania, sipas një marrëveshjeje të arritur me OKB-në, do të pranojnë disa prej afrikanëve që kërkojnë azil në Izrael.

Qeveria izraelite ka njoftuar më parë se ka arritur një marrëveshje me Agjencinë e Refugjatëve të OKB-së, sipas të cilës 16000 afrikanë që po kërkojnë azil në Izrael, do të dërgohen në vendet perëndimore dhe nuk kthehen në Afrikë, siç ishte planifikuar më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat