Vazhdojnë bombardimet në Ghouta – bilanci i viktimave arrin mbi 1 mijë - Bota Sot
Vazhdojnë bombardimet në Ghouta – bilanci i viktimave arrin mbi 1 mijë

Azia

E martë, 25 shtator 2018

Vazhdojnë bombardimet në Ghouta – bilanci i viktimave arrin mbi 1 mijë

Më: 11 mars 2018 Në ora: 12:51
Ghouta

Më shumë se një mijë civilë të vrarë është bilanci i fundit i viktimave pas betejave të ashpra që po zhvillohen në Ghouta-n Lindore vetëm në 21 ditët e fundit.

Kështu ka bërë të ditur një monitorues i luftës në Siri, ndërsa numri i vdekjeve të regjistruara nga Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, përfshin 227 fëmijë dhe 154 gra.

Sipas Al Jazeera, përveç viktimave, të paktën 4,378-të persona të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e luftimeve të ashpra në mes ushtrisë siriane dhe grupeve rebele.

“Bombardimet u përqendruan në strehimore dhe xhami nëntokësore dhe vendet që njerëzit janë përpjekur të fshihen, për shkak të bombardimeve të vazhdueshme”,  ka thënë një aktivist i Doumas, Abdelmalik Aboud.

Rritja e numrit të të vrarëve, vjen në mes të kërkesave të një sulmi tjetër kimik brenda natës në qytetin e Arbin në Ghouta Lindore, një periferi të kryeqytetit, Damask.

Luftime të fuqishme raportohet se janë duke vazhduar edhe këtë të diel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test