Respektohet armëpushimi në Homs të Sirisë

Azia

Respektohet armëpushimi në Homs të Sirisë

Më: 4 gusht 2017 Në ora: 17:07
ilustrim

Organizata Siriane e të Drejtave të Njeriut me qendër në Britani, raportoi se armëpushimi i arritur të enjten për pjesën veriore të qyteti Homs në Siri, po respektohet.

Sipas përfaqësueve të organizatës, kjo u ka dhënë një mundësi civilëve për të rifilluar jetën normale.

Armëpushimi shihet si mundësi e mirë edhe për punonjësit humanitarë që të sjellin ndihmat e nevojshme në këtë zonë të Sirisë.

Detajet e armëpushimit u caktuan javën e kaluar në Kajro, mes zyrtarëve rusë të mbrojtjes dhe përfaqësuesve të rebelëve sirianë.

Edhe në dy pjesë të Sirisë jugore janë në fuqi marrëveshjet e armëpushimit, si dhe në një zonë jashtë Damaskut. Pritet ende të arrihet marrëveshje për një zonë të katërt, atë të provincës së Idlibit.

Ashtu si marrëveshjet e tjera të armëpushimit gjatë konfliktit sirian, kjo nuk mbulon luftëtarët e Shtetit Islamik, ose grupet e lidhura me al-Kaidën./voa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat