Piloti: Aeroplani sirian është goditur dhe rrëzuar

Azia

Piloti: Aeroplani sirian është goditur dhe rrëzuar

Më: 6 mars 2017 Në ora: 09:37
Pamje e aeroplanit të tipit MIG 23 të forcës ajrore të Sirisë

Një pilot sirian, aeroplani i të cilit është përplasur në Turqi, ka thënë se fluturakja e tij ishte qëlluar gjatë operacionit për t’i sulmuar hapësirat e largëta në pjesën veriore të Sirisë, ka raportuar mbrëmë agjencia shtetërore e lajmeve në Turqi, Anadolu.

Piloti i forcave ajrore të Sirisë, i cili ishte ejektuar nga aeroplani para se ai të përplasej, po trajtohet në një spital në rajonin Hatay.

Piloti 56 vjeçar i forcës ajrore, që është identifikuar si Mehmet Sufhan, u tha autoriteteve të Turqisë se aeroplani i tij i tipit, MIG 23, ishte ngritur nga baza ajrore në Latakia të Sirisë.

Grupi islamik kryengritës në Siri, Ahrar al-Sham, e ka marrë përgjegjësinë për rrëzimin e aeroplanit.

Por Observatori sirian për të drejtat e njeriut, me seli në Londër, që i ka vëzhguesit në terren në Siri, tha se nuk është ende e qartë se a është rrezuar aeroplani nga ndonjë problem teknik apo është qëlluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat