Pakistani dhe India dëbojnë diplomatët e njëri-tjetrit për shkak të Kashmirit

Azia

Pakistani dhe India dëbojnë diplomatët e njëri-tjetrit për shkak të Kashmirit

Më: 28 tetor 2016 Në ora: 07:23
Kufiri ndërmjet Indisë dhe Pakistanit

Pakistani dhe India kanë dëbuar diplomatët e njëri-tjetrit nga vendet e tyre në periudhën e përshkallëzimeve ndërmjet dy fuqive të Azisë Jugore rreth rajonit të debatueshëm të Kashmirit,

India njoftoi më heret gjatë ditës së enjte, se kishte dëbuar një pjesëtar të stafit të Ambasadës së Pakistanit në Neë Delhi pasi e kishte arrestuar për pak kohë me dyshimet për aktivitete spiunazhi.

Islamabadi tha se akuzat kundër diplomatit të tij, Mahmood Akhtar, ishin “të pavërteta dhe të pambështetura”. Akhtar u urdhërua që të largohet nga Neë Delhi deri më 29 tetor.

Zyrtarët e Indisë thanë se Akhtar u arrestua shkurtimisht për t’u marrë në pyetje dhe iu gjetën dokumente që saktësojnë vendosjen e trupave të Indisë përgjatë kufirit të Indisë me Pakistanin.

Ata thanë se dy shtetas të Indisë, nga shteti perëndimor i Rajasthan që kufizohet me Pakistanin, janë areestuar për dhënien e informatave Akhtarit.

Më vonë gjatë ditës, ndërkaq, ministria e jashtme e Pakistanit, iu kundërpërgjigj veprimit të Indisë, duke thënë se ka kërkuar nga zyrtari I Ambasadës së Indisë, Sujeel Singh të largohet nga Pakistani për shkelje të normave diplomatike. Ajo tha se Singh duhet të largohet nga vendi deri më 29 tetor.

Tensionet ndërmjet Indisë dhe Pakistanit janë përshkallëzuar që kur militantët sulmuan një bazë ushtarake të Indisë në afërsi të kufirit që ndan Kashmirin duke vrarë 19 ushtarë, një prej sulmeve më të rënda në më shumë se një dekadë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat