Vriten disa nxënës në sulme ajrore në Siri

Azia

Vriten disa nxënës në sulme ajrore në Siri

Më: 26 tetor 2016 Në ora: 18:00
Ilustrim

Më shumë se 20 njerëz, shumica e të cilëve fëmijë, janë vrarë sot në sulmet ajrore në një fshat që kontrollohet nga rebelët në veriperëndim të Sirisë, thonë aktivistët.

Një kompleks shkollor ishte në mesin e disa lokacioneve të bombarduara në fshatin Haas, në provincën Idlib.

Nuk është e qartë nëse sulmet ajrore janë kryer nga qeveria siriane apo avionët ushtarakë rusë. Por, mediat vendore e kanë cituar një burim ushtarak duke thënë se disa “terroristë” janë vrarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat