Rusia përjashton një armëpushim tjetër në Alepo

Azia

Rusia përjashton një armëpushim tjetër në Alepo

Më: 24 tetor 2016 Në ora: 21:55
Ilustrim

Një armëpushim tjetër humanitar në Alepo, ku përplasjet kanë rifilluar mes forcave të regjimit sirian dhe rebelëve, nuk është menduar, konfirmoi sot zëvendësministri rus i Punëve të Jashtme, Sergei Riabkov.

“Çështja për një rinovim të pushimit humanitar nuk është menduar”, deklaroi ai, cituar nga agjencitë ruse të lajmeve, ndërkohë që një armëpushim i mëparshëm treditor përfundoi të shtunën në mbrëmje pa mundësuar evakuimin e të plagosurve nga lagjet rebebele.

“Që një regjim i tillë të rikthehet është e nevojshme që kundërshtarët tanë të garantojnë një sjellje të pranueshme nga ana e grupeve antiqeveritare që kanë penguar evakuimet mjekësore”, shtoi Riabkov.

Zëvendësministri rus kritikoi përveç të tjerave qëndrimin e koalicionit ndërkombëtar duke shtuar se ky i fundit preferonte më shumë të kritikonte Damaskun apo Moskën sesa të ushtrojë realisht influencën e tij mbi opozitën dhe rebelët për ruajtjen e këtij armëpushimi.

“Gjatë tre ditëve të fundit që ne kemi pasur nevojë për këtë, nuk ka ndodhur”, deklaroi ai.

Tetë korridore humanitare, të vendosura për tu mundësuar banorëve dhe rebelëve që dëshironin të largoheshin nga lagjet e Alepos lindore mbajtur nga opozita, kanë mbetur pothuajse tp bosh nga e enjtja në mëngjes deri të shtunën në mbrëmje.

Kreu i diplomacisë ruse, Sergueï Lavrov akuzoi rebelët sirianë për pengim të civilëve për tu larguar nga lagjet e Alepos lindore.

Serguei Riabkov theksoi përveç të tjerave se kushtet nuk ishin krijuar për një takim tjetër ministror mes shefave të diplomacive amerikan dhe ruse për Sirinë, për shkak të afrimit të zgjedhjeve presidenciale amerikane në fillim të muajit nëntor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat