Një spital i vendosur brenda një shpellë në verilindje të Sirisë është “detyruar” të mbyllet për shkak të sulmeve ajrore të dielën, kjo sipas një organizate humanitare (UOSSM).
Spitali i vetëm jashtë Hamas, rreth 45 kilometra në veri të qytetit, kryen 150 operacione dhe trajton deri në 50 rastet të kujdesit intensiv në muaj, shkruan “CNN”. Mendohej se ishte i mbrojtur mirë nga sulmet e mundshme por mesa duket sulmet ajrore nuk e kanë kursyer.
“Dyshohet se spitali ishte në goditur nga predhat edhe pse ishte fortifikuar mirë në një shpellë dhe i kishte rezistuar sulmeve të mëparshme”- tha Dr Abdallah, drejtori i spitalit dhe kreu i drejtorisë shëndetësor Hama, sipas të UOSSM.
Megjithatë, sulmi i së dielës ka shkatërruar plotësisht departamentin e emergjencës, duke i detyruar të gjithë pacientët dhe pajisjet mjekësore të lëvizin jashtë ndërtesës. Askush nuk u vra në sulm.