Prekëse: Vogëlushja siriane që bëri me lot gjithë botën bashkohet me babain

Azia

Prekëse: Vogëlushja siriane që bëri me lot gjithë botën bashkohet me babain

Më: 2 tetor 2016 Në ora: 22:34
Pamje nga bashkimi

Babai i vajzës së vogël që u nxorr e gjallë nga rrënojat në Siri ka treguar se është bashkuar me të. Ai poashtu ka zbuluar se vajza e tij më e madhe, Sinar, u vra në sulm ajror.

Në pamjet e videos që theu zemrate të gjithëve, Wahida, katër muajsh u pa duke u shpëtuar nga punëtori i shpëtimit nga rrënojat në qytetin sirian Idlib, shkruan Daily Mail, transmeton Bota Sot.

"Unë isha në dyqan, kur avioni filloi të kryente sulme ajrore", tha babai 32-vjeçar Yehya Maatouq.

Papritmas, Maatouq dëgjoi zërin e mbytur të gruas së tij nën rrënojat e shtëpisë së tyre të dy-katëshe.

"Kam shikuar kudo deri sa unë e ngrita një gur dhe e gjeta fytyrën e saj nën të. Fillova të gërmoj për të  - falë Zotit, ajo ishte zgjuar dhe duke folur për mua ".

Maatouq, gruaja e tij, dhe Wahida tani kanë shkuar me të afërmit buzë Idlibit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat