Ushtari ka ikur këmbë nga Koreja e Veriut në atë të Jugut

Azia

Ushtari ka ikur këmbë nga Koreja e Veriut në atë të Jugut

Më: 29 shtator 2016 Në ora: 10:26
Ilustrim

Një ushtar koreano-verior ka kaluar në Korenë Jugore duke kaluar kufirin në këmbë, bën të ditur sot ushtria e këtij shteti.

Udhëheqësi i Shtabit të Përgjithshëm të Koresë së Jugut ka thënë se zyrtarët ushtarakë janë duke e marrë në pyetje ushtarin që e ka kaluar zonën ushtarake të gjerë katër kilometra që ndan dy vendet.

Siç raporton AFP nuk është rast i shpeshtë që dezertorë nga Koreja Veriore të kalojnë këmbë kufirin nëpër fushat e minuara dhe që e ruajnë dhjetëra-mijëra ushtarë nga të dy vendet.

Herën e fundit kjo ka ndodhur në qershor të vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Qeverisë në Seul, nga fundi i luftës më shumë se 29 mijë koreano-veriorë kanë ikur në Korenë e Jugut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat