Zgjatet armëpushimi në Siri

Azia

Zgjatet armëpushimi në Siri

Më: 15 shtator 2016 Në ora: 11:02
Observatorit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia kanë rënë dakord për vazhdimin edhe për 48 orë të armëpushimit aktual në konfliktin në Siri, ndërkohë që ndihmat, shumë të nevojshme, vazhdojnë të mbeten të pashpërndara.

“Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry dhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ranë dakord për vazhdimin e armëpushimit në një bisedë telefonike”,  tha dje në mbrëmje vonë Mark Toner, zëdhënës i sekretarit Kerry.

Ai tha se armëpushimi duket se është respektuar, pavarësisht shkeljeve.

Më herët, një grup monitorues tha se armëpushimi, që hyri në fuqi të hënën në mbrëmje, ishte pozitiv.

“Armëpushimi po zbatohet shumë mirë, përkundër disa shkeljeve dhe deri më tani ka qenë në mbrojtje të popullit sirian, të cilët kanë paguar një çmim të lartë”, tha Rami Adbulrahman i Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat