Nënkryetari i Grupit Lotte në Korenë e Jugut, është gjetur i vdekur, disa orë para se të merren në pyetje rreth një hetimi për korrupsion.
Hetuesit policorë kanë thënë se shkaku i vdekjes, mund të ketë qenë vetëvrasja, raporton BBC.
69 vjeçari do të merrej në pyetje të premten, për një hetim rreth një fondi të fshehtë, dhe parregullsi financiare në këtë kompani.
Lotte ka seli të përbashkët në Japoni dhe Korenë e Jugut, si dhe ka në pronësi biznese nga hotele të prodhimeve kimike.