Tmerr në aeroport, përplasen në pistë dy avionë pasagjerësh

Azia

Tmerr në aeroport, përplasen në pistë dy avionë pasagjerësh

Më: 16 janar 2024 Në ora: 23:46
Dy avionë pasagjerësh janë përplasur në një aeroport në Japoni

Dy avionë pasagjerësh janë përplasur në një aeroport në Japoni, në atë që është incidenti i dytë ajror, pas atij të ndodhur në aeroportin Haneda të Tokios më 2 janar, ku pesë persona humbën jetën.

Pasi avioni i Japan Airlines me 367 pasagjerë dhe 12 anëtarë ekuipazhi u shkrumbua si pasojë e përplasjes me një avion të rojës bregdetare, këtë herë avionët e Korean Air dhe Cathay Pacific ranë në kontakt në aeroportin New Chitose të Hokkaidos.

Incidenti ndodhi në orën 17:30 me kohën lokale. Avioni i Cathay Pacific pa pasagjerë në bord ishte parkuar në pistë kur u godit nga avioni në lëvizje i Korean Air, sipas transmetuesit japonez NHK.

Sipas zyrtarëve të aeroportit, avioni i Korean Air ishte duke u përgatitur për nisje kur krahu i tij i majtë u përplas me krahun e djathtë dhe bishtin e avionit të Cathay Pacific të parkuar pranë tij. Fotot e realizuara nga dëshmitarët tregojnë një të çarë në krahun e avionit të Cathay Pacific.

Në bordin e fluturimit të Korean Air ishin 289 pasagjerë. “Nuk ka pasur të lënduar dhe linja ajrore po bashkëpunon me të gjitha autoritetet përkatëse”, tha zëdhënësja e kompanisë së fluturimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat