Shembja e minierës në Kinë, dy të vdekur dhe mbi 50 persona të bllokuar

Azia

Shembja e minierës në Kinë, dy të vdekur dhe mbi 50 persona të bllokuar

Më: 22 shkurt 2023 Në ora: 21:04
Foto ilustrim

Të paktën dy persona kanë vdekur dhe më shumë se 50 janë të bllokuar pas shembjes së një miniere në Kinën veriore. Presidenti Xi Jinping ka urdhëruar një mision kërkim-shpëtimi pas ngjarjes së ndodhur rreth orës 17:13 me orën lokale. Gjashtë të plagosur raportohen deri më tani.

Më shumë se 200 punonjës të shpëtimit janë në vendngjarje, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Xinhua. Miniera ndodhet në Alxa League, në rajonin e Mongolisë së Brendshme. Minierat në Mongolinë e Brendshme janë disa nga prodhuesit kryesorë të qymyrit në Kinë.

Aksidentet nuk janë të rralla. Në dhjetor 2020, 23 minatorë vdiqën pas një rrjedhje të monoksidit të karbonit në një minierë qymyri.

Dhe në janar 2021, 10 minatorë u vranë në një shpërthim në një minierë ari në provincën Shandong.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat