Edhe Nissan falsifikon të dhënat për emetimin e gazrave të dëmshme

Auto

Edhe Nissan falsifikon të dhënat për emetimin e gazrave të dëmshme

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 13:05
Nissan

Prodhuesi ka pranuar se ka ndryshuar të dhënat që kanë të bëjnë me automjetet e reja në Japoni.

Siç është bërë e ditur, janë ndryshuar rezultatet e emetimit të gazrave dhe shpenzimit të karburantit.

Nissan për shkak të kësaj ka shprehur keqardhje, por thuhet se të dhënat reale edhe më tej janë në kuadër të normave të lejuara dhe se siguria e automobilave nuk është dëmtuar. Një zëdhënës i kompanisë konfirmoi se hetimi i këtij rasti është në vazhdim.

Që në shtator 2017, Nissan pranoi se testimet e fabrikës së automjeteve të reja u kryen nga punonjësit, të cilët nuk ishin të autorizuar për të kryer këtë punë.

Pas kësaj shpërtheu skandali, ku mbi një milion makina të prodhuesit japonez duhej t'i nënshtroheshin një rishqyrtimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat