Ngasja e shpërqendruar konsiderohet një krizë në botë, duke marrë mijëra jetë në vit sipas shifrave federale në SHBA.
Tani, teknologjia e re që vjen në Washington DC këtë javë shpreson të inkurajojë shpejt shoferët që të heqin telefonat e tyre dhe ta marrin më seriozisht vozitjen e sigurt.
“Ngasja e shpërqendruar është një krizë në rrugët tona”, tha Rick Birt nga zyra e Sigurisë së Autostradave të D.C.
Ai shtoi, se “rreth 3,500 njerëz humbin jetën në shkallë kombëtare në aksidente shpërqendruese”.
Teknologjia e re e quajtur Smart Sign – që ky rajon po e teston është krijuar për të ndryshuar sjelljen e keqe të shoferëve.
Ja si funksionon. Pjesa e parë e teknologjisë është një sensor që përdor teknologjinë laserike dhe sensor të nxehtësisë, për të zbuluar nëse një shofer mban një celular.
Nëse është kështu, sensori i dërgon një mesazh një tabele aty pranë që do t’i ndezë fjalët “lëre telefonin”.
Nëse shoferi nuk ka vendosur rripin e sigurimit, tabela do të pulsojë “lidhu” dhe nëse shoferi është duke ecur me shpejtësi, tabela do të thotë “ngadalëso”.