Mbij 3,000 punëtorë largohen Tesla - Bota Sot
Mbij 3,000 punëtorë largohen Tesla

Auto

E hënë, 18 qershor 2018

Mbij 3,000 punëtorë largohen Tesla

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 00:52
Elon Musk

Elon Musk deklaroi të martën se kompania e tij do të pushojë nga puna 9% të punëtorëve.

Musk tha se vendimi për të ulur numrin e punëtorëve është bërë në vazhdën e përpjekjeve të uljes së shpenzimeve dhe arritjes së profitabilitetit të qëndrueshëm.

Pas lajmit në fjalë, aksionet e Tesla-s u rritën me 3.2 për qind, më saktësisht, duke arritur çmimin prej 342,77 dollarë për një aksion.

“Vendimin e kemi marrë në përputhje me vlerësimin e aftësive specifike të secilit nga punonjësit të kompanisë”, shkroi Musk në e-mailin e tij dërguar punëtorëve.

Në bazë të të dhënave të kompanisë, numri i punëtorëve të pushuar do të jetë rreth 3.300.

Investitorët po ushtrojnë presion mbi kompaninë për të përshpejtuar prodhimin e modelit të saj “3”, që paraqet një automjet luksoz. Musk nga ana e tij, vuri në dukje se reduktimi i numrit të të punësuarve, nuk do të ketë një ndikim negativ në aspketin e numrit të automjeteve të prodhuara të Modelit 3.

Në fillim të qershorit, Tesla bëri të ditur se prodhimi i modelit 3 ka arritur në 3.500 automjete në javë, dhe se kompania dëshiron të rrisë prodhimin duke arritur në 6.000 në javë, për të mbuluar kështu humbjet për çdo automjet të prodhuar.

“Nisur nga fakti se përgjatë 15 viteve të ekzistimit Tesla asnjëherë nuk ka arritur një profit, kjo është një gjë e cila është duke na otivuar”, shkroi Musk.

Tesla është kompani automobilistike amerikane me seli në Palo Alto, në shtetin federal të Kalifornisë dhe merret me prodhimin e automjeteve elektrike. Aktualisht ka të punësuar 37.000 persona.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test