Porsche Mission E do të quhet Taycan - Bota Sot
Porsche Mission E do të quhet Taycan

Auto

E hënë, 18 qershor 2018

Porsche Mission E do të quhet Taycan

Më: 10 qershor 2018 Në ora: 21:42
Taycan

Taycan do të thotë "përqafim i fuqishëm", dhe i referohet kalit që është në logon e kompanisë dhe prodhimi fillon vitin e ardhshëm.

Ai do të ketë fuqinë e dy elektromotorëve që prodhojnë 600 kuaj fuqi së bashku, e cila lejon që nga 0 deri në 100 km/h të arrijë për 3.5 sekonda dhe 200 km / h në më pak se 12 sekonda.

Përkundër performancës mbresëlënëse, Taycan do të ketë një distancë rreth 500 kilometra me një mbushje të baterisë.

Kompania pretendon se katër minuta mbushje do të jetë e mjaftueshme për të kaluar rreth 100 km. 

Fotografitë spiunuese tregojnë një sedan elegant që i ngjan një modeli të zgjatur 911 me katër dyer, një "hundë" të ulët me drita LED dhe një çati pak të lakuar që sjell një siluetë si coupe.

Porsche njoftoi se prodhimi i Taycan do të hapë 1,200 vende të reja pune dhe falë një investimi prej 6 miliardë eurosh në makinat elektrike deri në vitin 2022. 

Rreth 600 milionë euro janë planifikuar për zhvillimin e varianteve, dhe derivateve të ndryshme të Taycan dhe rreth 700 milionë për përmirësimin e infrastrukturës së teknologjisë dhe mbushjes.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test