Ford GT i shitur për 1,8 milionë dollarë – nën hetime

Auto

Ford GT i shitur për 1,8 milionë dollarë – nën hetime

Më: 23 maj 2018 Në ora: 13:39
Ilustrim

Kohë më parë në një ankand publik është shitur Ford GT për 1.815.000 dollarë, ose katër herë më shumë se sa çmimi bazë i këtij superautomobili.

Problemi është se pronarët origjinalë të këtij modeli të serisë së limituar nga viti 2017, me rastin e blerjes së automobilit, kishin nënshkruar edhe marrëveshjen me Ford se nuk mund ta shesin veturën në dy vitet e para, transmeton KosovaPress.

Këtë qysh vitin e kaluar këtë e kishte bërë aktori Jon Cena, i cili shumë shpejt pas blerjes e kishte shitur dhe është dënuar me 500.000 dollarë për shkak të shkeljes së marrëveshjes.

Cena është përgjigjur me kundërakuzë dhe rasti aktualisht po “zvarritet” nëpër gjykatat amerikane. Por, javën e kaluar në Indianapolis në ankand është shitur edhe një GT, andaj Ford po heton edhe këtë rast.  Në pyetje është vetura me numër serik 48 nga 250 njësi të prodhuara në vitin 2017, me vetëm 7 kilometra të kaluara.

Të gjitha veturat Ford GT kanë agregat 3,5 litra V6 me ndërrues automatik prej shtatë shpejtësive dhe posedon 656 kuaj fuqi. 

Çmimi bazë i veturës është rreth 450.000 dollarë.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat