Volvo S60 i ri nuk do të përdorë motorët me naftë - Bota Sot
Volvo S60 i ri nuk do të përdorë motorët me naftë

Auto

E mërkurë, 15 gusht 2018

Volvo S60 i ri nuk do të përdorë motorët me naftë

Më: 16 maj 2018 Në ora: 13:58
Volvo

Gjenerata e re e S60, e cila debuton këtë verë, nuk do të ketë motor dizel, tha njeriu i parë Volvo, Hokan Samuelson.

Ai njoftoi se qysh në vitin 2017 Volvo do të ndalojë zhvillimin e motorëve të rinj me naftë, dhe lajmet e fundit sugjerojnë se prodhuesi suedez po largon gradualisht këtë lloj të fuqisë nga modelet e saj.

Vendimi që S60 i ri të mos jetë me motor dizel është pjesë e strategjisë së Volvo që parashikon që deri në 2025, gjysma e të gjitha makinave të shitura nga ky prodhues në botë do të mundësohet nga energjia elektrike.

Sipas Samuelson, ky vendim nuk është i lidhur ekskluzivisht me ndotjen e ajrit të shkaktuar nga motorët me naftë.

"Ne nuk po bëjmë këtë, sepse motorët me naftë janë më ‘të ndyrë’, por sepse zhvillimi dhe prodhimi i tyre po bëhen gjithnjë e më të komplikuar dhe të shtrenjtë", shpjegon CEO i Volvo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test