ABT Audi RS5-R

Auto

ABT Audi RS5-R

Më: 5 shkurt 2018 Në ora: 16:50
ABT Audi RS5-R

Vetëm 50 vetura të tilla do të ndërtohen.

Stok modeli RS5 vjen me 444 kf dhe përshpejtim nga 0-100km/h për 3.9 sekonda, performancë kjo që mund të duket e jashtëzakonshme. Por jo për kompaninë Gjermane për modifikimin e veturave ABT të cilët kanë menduar të këtë model ta bëjnë më ‘pikant’.

Si rezultat i punës së tyre në modifikimin e këtij modeli, fuqia e motorit 2.9-litër V6 me turbo të dyfishtë është rritur në 523 kf. Si rezultat i kësaj, përshpejtimin nga 0-100 km/h e arrin për 3.6 sekonda.

Ky model ka pësuar edhe shumë modifikime në sistemin e shkarkimit të gazrave, ndryshime estetike si dhe rrotat 21-inc. Po ashtu, ky model është lyer me një ngjyrë të veçantë Mint Gruen.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat