Seria Grand Coupe BMW 2 është testuar në rrugë publike, por edhe në kushte ekstreme të dimrit.
Ndërsa Mercedes tashmë po punon në gjeneratën e dytë të kompakt CLA limo coupe, BMW po përgatitet të hyjë në këtë segment automobilistik.
Në fotografitë “spiunuese” shihet modeli i kamufluar i BMW-së në kushte të ndryshme të vozitjes.
Grand Coupe pritet të ndajë projektimin me BMW 2 Series Coupe me dy dyer, veçanërisht në pjesën e përparme të automjetit.
Vetura ka katër cilindra 2.0 turbo, ndërsa fabrika do të prodhojë edhe versionin 1.5 litra me tre cilindra.
Grand Coupe do të ketë premierën në pjesën e dytë të këtij viti, ndërsa në sallonet e shitjes do të dalë në fillim të vitit 2019.