Boeing prodhon avionin spiun pesë herë më të shpejtë se zëri - Bota Sot
Boeing prodhon avionin spiun pesë herë më të shpejtë se zëri

Auto

E diel, 19 gusht 2018

Boeing prodhon avionin spiun pesë herë më të shpejtë se zëri

Më: 18 janar 2018 Në ora: 21:33
Ilustrim

Gjiganti amerikan i aeronautikës, Boeing, prezantoi disa ditë më parë, me rastin e ekspozitës “AIAA SciTech Forum and Exposition”, konceptin e një avioni të ri spiun që mund të tejkalojë legjendarin “SR-71” të prodhuar nga konkurenti “Lockheed Martin”, njoftoi faqja e dedikuar për teknologjitë e reja “Hdblog.it”.

“Son of Blackbird”, është pseudonimi dhe do të jetë në gjendje të udhëtojë me një shpejtësi pesë herë më të lartë se sa ajo e zërit, rreth 6216 kilometra në orë (duke kaluar shpejtësinë e Mak 5).

Ky projekt frymëzohet nga një avion eksperimental i prodhuar nga Boeing, modeli “X-43”, që aktualisht mban rekordin si avioni më i shpejtë në botë, duke arritur një shpejtësi prej 11200 kilometrash në orë. Për momentin mendohet që modeli përfundimtar do të shfaqet në fund të vitit 2020.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test