Volkswagen konsideron se e ardhmja e kompanisë është modeli ID Crozz II

Auto

Volkswagen konsideron se e ardhmja e kompanisë është modeli ID Crozz II

Më: 13 shtator 2017 Në ora: 08:11
ID Crozz II

Prodhuesi gjerman Volkswagen, ka prezantuar modelin ID Crozz II që e konsideron si të ardhmen e makinave që do të prodhojë.

Vetura që është një SUV që ngjan shumë me kupenë, do të ketë dyer që hapen dhe mbyllen me zë, ndërsa edhe ndezja do të ketë në të njëjtën formë pa çelësa.

Linjat e prera e shoqërojnë komplet pjesën e jashtme, derisa brendësia është e bollshme dhe komode.

Tavani është tërësisht i tejdukshëm, ndërsa brenda është një sistem ventilimi që pastron ajrin.

Vetura që pritet të lansohet më 2020, do të jetë tërësisht elektrike që me një mbushje të vetme kalon 500 kilometra.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat