Kështu mund të duket Volkswagen T-Roc GTI

Auto

Kështu mund të duket Volkswagen T-Roc GTI

Më: 29 gusht 2017 Në ora: 00:46
Foto: Volkswagen T-Roc

Tashmë i prezantuar Volkswagen T-Roc ka kaluar nëpër dizajnimin virtual dhe tani është shpalosur ideja rreth versionit të tij sportiv GTI.

Dizajneri i njohur i pavarur, X-Tomi Design, për Volkswagen T-Roc GTI ka parashikuar eksterier dy-ngjyrësh, rrotat më të mëdha nga alumini, disqet e frenave me ngjyrë të kuqe, paketën për aerodinamikën, si dhe maskën e përparme me ngjyrë të zezë e me logon GTI.

Një model i tillë, nën kofano do të duhej të kishte motorin 2.0-litër Turbo me kapacitet prej 230 kuajfuqi në vend të 245 kuajfuqi sa i ka Golf GTI Performance.

Megjithatë, tani për tani Volkswagen nuk ka në plan të ofrojë T-Roc GTI serik. Në anën tjetër, mund të ofrojë versionin T-Roc R, i cili do të mund të vinte me motor prej 310 kuajfuqi, të huazaur nga Golf R, si dhe me sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat.

Nëse do të merrte dritën e gjelbër, T-Roc R në shitje do të mund të shfaqej pas Tiguan R i cili pritet qe një kohë të gjatë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat