Golfi vjen në version të ridizajnuar

Auto

Golfi vjen në version të ridizajnuar

Më: 22 gusht 2017 Në ora: 18:32
Volkswagen Golf

Varianti Sportsvan është avancuar për vitin 2018, me çka ky automobil i është bashkëngjitur pjesës tjetër të familjes së modelit Golf, e cila është ristiliziuar.

Volkswagen Golf praktik do të dalë në sallonin e veturave në Frankfurt, i cili mbahet në shtator.

Sportsvan i parë i ridizajnuar, i cili ka debutuar në vitin 2014, ka më pak intervenime në pjesën e jashtme të automobilit, si dritat LED stop, paletën e zgjeruar të ngjyrave, etj.

Në dispozicion është edhe aplikacioni Media Control, me ndihmën e të cilit mundësohet lidhja e pajisjes multi-media të automobilit me telefon ose tablet, përmes të cilave  kontrollohet i gjithë sistemi në automjet.

Volkswagen ka njoftuar se në ofertë do të jenë tri TSI dhe dy motorë TDI, duke mos precizuar fuqinë e tyre.  Disa nga variantet benzinë do të kenë sistemin për çaktivizimin e cilindrave në vozitje, për të ulur shpenzimin e karburantit dhe emetimin e gazrave të dëmshme kur vozitësi nuk ka nevojë për 100 për qind të forcës së motorit.

Detaje tjera teknike do të dihen më 12 shtator në sallonin e automobilave në Frankfurt. Golf Sportsvan për 2018 në sallonet e shitjes në Gjermani arrin në vjeshtë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat