Ferrari bëri të ditur datën e lansimit të makinës SUV

Auto

Ferrari bëri të ditur datën e lansimit të makinës SUV

Më: 8 korrik 2017 Në ora: 09:59
Ferrari SUV

Kompania italiane Ferrari, ka pasur plane që të sjellë një makinë të përshtatshme për familje dhe të fuqishme për çdo terren, por nuk ka dashur të dilte nga stili.

Së fundmi, është konfirmuar se do të prodhohet makina SUV dhe do të lansohet më 2021.

Brenda katër viteve, projekti që është emëruar gjatë fazës së punës F16X, pritet të krijohet deri në detajet e fundit, pa humbur asnjë element të modeleve mëparshme.

Makina me katër dyer, do ta ketë sistemin e frenimit që Ferrari e vendosë në vetura gjatë vitit 2020, si dhe arkitekturë nga alumini.

Por, të gjithë ata që duan ta kenë këtë SUV, të bëjnë gati 350 mijë dollarë për të paguar së paku çmimin fillestar.

Ky Ferrari pritet të jetë rivali kryesor i Lamborghini Urus dhe Aston Martin DBX.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat