Volkswagen emëron modelin e ri në bazë të një perëndie greke

Auto

Volkswagen emëron modelin e ri në bazë të një perëndie greke

Më: 11 tetor 2016 Në ora: 07:23
Volkswagen

Kompania gjermane do ta prezantojë në Los Angeles Auto Show, modelin e ri që quhet Atlas.

Vetura e quajtur në bazë të perëndisë greke, që sipas legjendës është i detyruar të mbajë Parajsën në krahë për tërë jetën, pritet të jetë shumë e fuqishme.

Derisa më tani, kësaj makine i janë bërë disa fotografi teksa testohej nëpër terrene të ndryshme, që janë mjaftë të vështira, por asnjëherë nuk është parë si duhet shkaku i mbulesës kamuflazh.

Sidoqoftë, njohësit presin që kjo veturë për shtatë persona, të jetë mjaftë e kompletuar.

Duke marrë parasysh që Volkswagen së fundmi ka pësuar shumë skandale, besohet me këtë prodhim do t’i vë kapak spekulimeve.

Na mbetet të shohim deri në fund të muajit, kur zhvillohet panairi i veturave në LA të Shteteve të Bashkuara se si duket dhe çfarë përmban ky Atlas.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat