“Ferrari” shet makinën 1 milion euro për viktimat e tërmetit

Auto

“Ferrari” shet makinën 1 milion euro për viktimat e tërmetit

Më: 1 shtator 2016 Në ora: 10:09
Salon de l'Auto geneve 2013

Gjatë takimit italo-gjerman në Maranelo, mes kryeministrave Renci dhe Merkel, ka vend edhe për solidaritet për viktimat e tërmetit shkatërrimtar të javës së shkuar. Gjermania do të financojë rindërtimin e një shkolle, ndërsa kompania “Ferrari” që mikpriti takimin Renci-Merkel në selinë e saj, ka nxjerrë në ankand një ekzemplar të veçantë. Do të jetë makina nr.500 e “Ferrari”-t, që do të ndërtohet posaçërisht për t’u shitur në ankand, ndërsa fillimisht kompania kishte parashikuar realizimin e vetëm 499 automjeteve.

Çmimi bazë i nisjes së ankandit do të jetë 1 milion euro.

Kancelarja gjermane, Anxhela Merkel, gjatë vizitës në qendrën e “Ferrari”-t, takoi edhe pilotët Kimi Raikonen dhe Sebastian Vetel, të cilët përpara nisjes për në Monza (ku këtë fundjavë zhvillohet Çmimi i Madh i Italisë), u kanë dhuruar liderëve politikë dy pjesë ftohëse të motorrit të makinës së “Formula 1”, me të cilën në vitin 2004, Majkëll Shumaker fitoi kampionatin botëror.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat