Një veturë në Irlandën e Veriut goditet nga një “top” ndërtimi

Auto

Një veturë në Irlandën e Veriut goditet nga një “top” ndërtimi

Më: 17 mars 2024 Në ora: 12:37
Foto ilustrim

Pasagjerëve të një veture në Irlandën e Veriut “iu shkatërrua dita” pasi një pajisje ndërtimi e ngjashme me një top doli “nga askund” dhe u përplas në automjetin e tyre.

Bëhet e ditur se incidenti ka ndodhur në Newtonabbey, pranë Belfast, kryeqytetit të Irlandës së Veriut.

Pamjet e publikuara zbulojnë se dyshja po voziste me kujdes afër një kantieri ndërtimi kur papritmas një top i madh i zi u përplas me veturën e tyre.

Fatmirësisht, as shoferi e as pasagjerët nuk janë lënduar, shkruajnë mediat e huaja.

“Ndërsa ata në veturë u tronditën, ne e kuptuam se nuk kanë pësuar lëndime”, tha kompania përgjegjëse e kantierit të ndërtimit, Phoenix Energy.

Kompania tha se tani po kryen një “hetim urgjent” në bashkëpunim me policinë për të kuptuar se çfarë shkoi keq.

Ndryshe, ky incident na tregon se ndonjëherë kemi fat të mirë, ndonjëherë të keq, e ndonjëherë të dy.

Kjo pasi njerëzit në automjet ishin të pafat që u goditën nga pajisja, por me fat që shpëtuan pa lëndime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat