Sot debuton Tesla Cybertruck

Auto

Sot debuton Tesla Cybertruck

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 09:14
Tesla Cybertruck

Kamionçina e shumëpritur e Tesla-s, Cybertruck pritet që sot të bëjë debutimin zyrtar.

Në kuadër të eventit të lansimit, prodhuesi amerikan i automjeteve elektrike do të bëjë dërgesat e para të kamionçinës.

Sot gjithashtu mund të bëhen më saktë edhe specifikat që ka Cybertruck, pasi deri më tani Tesla nuk ka ndarë detaje.

Nga video të shumta të shpërndara të automjetit ne kemi mundur të shohim vetëm pamjen e jashtme dhe shumë pak interiorin.

Një muaj më parë, shefi i kompanisë Tesla, Elon Musk ka thënë se 1 milion porosi janë bërë për Cybertruckun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat