BMW do të prezantojë së shpejti gjeneratën e re të X3

Auto

BMW do të prezantojë së shpejti gjeneratën e re të X3

Më: 27 nëntor 2023 Në ora: 13:51
BMW

BMW është duke përgatitur gjeneratën e re të modelit X3, kurse disa prototipe tashmë janë kapur duke u testuar.

Pamja finale me gjasë do të mund të dukej sikurse fotografitë e publikuara më poshtë.

Këtë dizajn e ka ofruar Sugar Design dhe është i bazuar në prototipet që deri më tani janë parë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sugarchow (@sugardesign_1)

Gjykuar nga ky “render”, BMW do të heq dorë nga formësimi i linjave drastike, pra nuk do të ketë linja agresive siç jemi mësuar t’i shohim më parë në gamën e gjerë të modeleve të prodhuesit bavarez.

Ndryshe modeli i ri i X3 do të duhej të prezantohej në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm. Ata klasikë dhe me naftë do të duhej të mbesnin në ofertë së bashku me ata hibrid në kuadër të platformës CLAR.

Në anën tjetër, versioni plotësisht elektrik iX3 do të prezantohet ndaras, e do të bazohet në Neue Klasse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat