G-Class i ri vetëm për 6 mijë euro

Auto

G-Class i ri vetëm për 6 mijë euro

Më: 12 qershor 2023 Në ora: 11:03
G Class 63

Ky Mercedes, megjithëse duket si një Mercedes, nuk është vërtet një Mercedes.

Siç shkruan Autoblog, bëhet fjalë për një kopje kineze nga kompania Shanxi Huayu Technology që ka “përdhosur” G-Classin dhe e ka ofruar në një reklamë në faqen e Alibaba.

Përveçse është dukshëm më i vogël se origjinali (vetëm 3.5 metra i gjatë), “Mercedesi kinez” ka një motor të vogël elektrik që ka një distancë modeste prej 110 kilometrash. Karikimi i baterisë zgjat tetë orë.

Shpejtësia maksimale është 45 km/h.

Në mungesën e informacionit specifik nga reklama, shihen dy ekrane të mëdha multimediale brenda veturës.

Kompania gjithashtu nuk ka dhënë informacione as për sasinë e shitjeve të këtij modeli kinez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat