Megane E-TECH elektrik: Inovacion për të optimizuar rrezen e vozitjes së veturave elektrik në mot të ftohtë

Auto

Megane E-TECH elektrik: Inovacion për të optimizuar rrezen e vozitjes së veturave elektrik në mot të ftohtë

Më: 28 tetor 2022 Në ora: 21:58
Renault

Për gati 125 vjet, Renault vazhdimisht ka qenë në kërkim të inovacionit.

Shpikjet e saj i kanë rezistuar provës së kohës dhe akoma përdoren edhe sot, ku shumë njerëz as që e kanë kuptuar këtë.

Kutia e ingranazhit me lëvizje direkte (1899)), zëvendësimi i fiksimit të dorës me motor elektrik (1909), shtimi i derës së pestë (1961), hapja qendrore (1983), kartela e çelësit (2000).

Të gjitha këto dhe dizajnet e tjera nga Renault. Teknologjia e re e Megane-E-Tech Eletric – tregon se Renault po vazhdon me inovacione.

Më shumë se 300 patenta janë depozituar për dizajnin e veturës dhe platformës së saj, nga e cila kemi selektuar shtatë për periudhën e verës.

Për episodet 6 dhe 7 , ne takohemi me Ekspertin e Inxhinierisë së Renault në menaxhimin e energjisë për automjetet elektrike, Jean-Marie L’Huillier, i cili tregon se si ai ndihmoi në përmirësimin e rrezes së vozitjes të veturave elektrike në mot të ftohtë falë një sistemi gjenial që rikuperon ngrohje nga bateria dhe motori i saj elektrik dhe motori, ndërsa Patrick Benavoli na tregon se si Megane E-TECH Electric krejt i ri do të përdorë gjithmonë teknologjinë më të avancuar, duke përfshirë pajisjet e reja të shtuara pas shitjes.

Megane E-TECH Electric krejt i ri mund të përshkojë deri në 470 kilometra me një karikim të vetëm. Një rreze e vozitjes që inxhinierët e Renault kanë kërkuar ta mbajnë sa më të qëndrueshme pavarësisht sezonit. Para së gjithash, falë sistemit të rregullimit të temperaturës së baterisë. E ngrohur në mot të ftohtë duke qarkulluar ujë të nxehtë nga motori elektrik dhe e ftohur në mot të nxehtë duke qarkulluar ujë të ftohtë që vjen nga sistemi i ftohësit, bateria në Megane E-TECH Electric krejt e re është gjithmonë në temperaturën ideale për karikim dhe rreze optimale.

Inxhinierët e Renault shkuan një hap më tej në optimizimin rrezen elektrike të veturës, veçanërisht në dimër, kur edhe kabina duhet të ngrohet edhe pse temperaturat nuk janë ideale për ruajtjen e energjisë dhe mirëmbajtjen e karikimit. Një sfidë që shtohet nga fakti se një motor elektrik, ndryshe nga një motor me djegie, nuk prodhon nxehtësi të mjaftueshme për të funksionuar një sistem tradicional ngrohjeje brenda kabinës.

Jean-Marie L’Huillier dhe Robert Yu, Ekspertë të Inxhinierisë Renault në menaxhimin e nxehtësisë së automjeteve elektrike, e trajtuan këtë problem.

Jean-Marie L’Huillier, Ekspert i Inxhinierisë Renault në menaxhimin e energjisë së veturave elektrike

“Për shkak se Megane E-TECH Electric krejt i ri është krijuar për rrugë të hapura, ne kemi zhvilluar dhe patentuar një sistem të aftë për të rikuperuar nxehtësinë e gjeneruar nga bateria dhe motori kur ato përdoren intensivisht, si gjatë një rimbushjeje të shpejtë ose gjatë vozitjes në autostradë. Nxehtësia përdoret më pas për të ngrohur kabinën në mënyrë që të optimizohet rrezja e vozitjes së veturës”, tha Jean-Marie L’Huillier, Ekspert i Inxhinierisë Renault në menaxhimin e energjisë së automjeteve elektrike

Çfarë sjellin këto inovacione?

Kur temperatura e jashtme bie nën 10°C, sistemi i rikuperimit të nxehtësisë për baterinë dhe motorin elektrik ofron disa përparësi:

Rikuperimi i nxehtësisë ul natyrshëm temperaturën si të baterisë ashtu edhe të motorit elektrik;

Duhet dy herë më pak energji për të ngrohur kabinën sesa me një pompë termike tradicionale;

Rritja e rrezes së vozitjes në autostrada mund të arrijë deri në 9 për qind më shumë.

Një proces krejt i ri

Hiqni qafe rezistencat elektrike të etur për energji që mbarojnë baterinë për të ngrohur kabinën! E pakuptimta për një makinë elektrike. E njëjta gjë mund të thuhet për pompat tradicionale të nxehtësisë që nuk janë mjaftueshëm efikase për udhëtime të gjata në autostrada. Pompa e nxehtësisë e gjeneratës së fundit e projektuar nga Jean-Marie L’Huillier dhe Robert Yu është më efikase në rikuperimin e nxehtësisë nga bateria dhe motori elektrik për të siguruar një temperaturë të rehatshme për pasagjerët e makinës duke minimizuar gjithashtu ndikimin në rrezen e vozitjes së veturës sa më shumë të jetë e mundshme.

Inovacion që dëshmon se si përmirësimet në rrezen e vozitjes së veturave elektrike nuk arrihen vetëm nëpërmjet baterive gjithnjë e më të mëdha.

Patrick Benavoli, Arkitekt i Softuerit Multimedial në Fabrikën e Software-it Renault

Ndërsa sa i përket përdorimit të teknologjisë më të avancuar, Patrick Benavoli, Arkitekt i Softuerit Multimedial në Fabrikën e Software-it Renault thotë: “Me strehën e konfigurimit të programueshëm, një risi e patentuar, ne donim t’u jepnim klientëve tanë përfitimin e të qenit në gjendje të përditësojnë automatikisht gjithçka duke ruajtur çdo personalizim që ata kishin zgjedhur tashmë përmes rrjetit të pas shitjes”.

Por cilat janë përparësitë e inovacionit?

Strehim i konfigurimit i programueshëm për përditësimet e prodhuesit nëpërmjet teknologjisë FOTA

Mundësimi i tregut të pajisjeve të lidhura pas shitjes

Përdorimi i mjeteve dhe infrastrukturës tashmë të vendosura në rrjetin e pas shitjes

Përditësimet selektive

Përditësimet nuk do të fshijnë më informacionin në lidhje me çdo personalizim të zgjedhur pas shitjes.

Nëpërmjet strehës së konfigurimit të programueshëm, madhësia e rrotave të reja ose instalimi i një alarmi ruhen në sistemin operativ, duke e bërë jetën më të lehtë për pronarin e automjetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat