Krizë te industria e veturave – mungesë e çipave edhe në vitin 2022

Auto

Krizë te industria e veturave – mungesë e çipave edhe në vitin 2022

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 19:01
Foto ilustrim

Audi nuk do të jetë në gjendje të rrisë prodhimin në të ardhmen e afërt sepse nuk arrin të prokurojë sasinë e kërkuar të çipave dhe kriza e furnizimit do të shtrihet në një “pjesë të mirë” në vitin 2022, paralajmëroi drejtori ekzekutiv i prodhuesit gjerman të makinave.

“Për momentin, ne do të donim të përfundonim numrin pothuajse gjashtëshifror të makinave, por nuk mundemi dhe nuk do të jemi në gjendje t’i prodhojmë të gjitha”, tha CEO i kompanisë gjermane Markus Duesmann në një deklaratë të botuar në të përditshmen Augsburger Allgemeine.

Sipas tij, problemet do të shtrihen në një pjesë të mirë të vitit 2022. “Shpresojmë të stabilizojmë prodhimin dhe shpërndarjen e çipave në gjysmën e parë të vitit 2022”, shtoi Duesmann, duke shtuar se kriza do t’i kushtojë kompanisë një “vit rekord”.

Ai njoftoi ndryshime në zinxhirët e furnizimit. “Ne do të ndryshojmë rrënjësisht zinxhirët tanë të furnizimit për t’u siguruar që mund të garantojmë miliarda çipa në vit për kompaninë tonë, por ne nuk do të fillojmë të prodhojmë vetë çipa,” tha Duesmann në një intervistë me një të përditshme rajonale gjermane.

Duke iu referuar braktisjes graduale të motorëve me djegie të brendshme, ai shprehet se bota duhet të heqë qafe “drogën” e veturave – naftën dhe benzinën.

Ne duhet të bëjmë gjithçka në fuqinë tonë për të reduktuar emetimet e karbonit dhe kjo mund të arrihet vetëm pa burime të karburanteve fosile si qymyri apo nafta”, përfundoi Duesmann.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat