Marka legjendare prezanton veturën e përditshmërisë

Auto

Marka legjendare prezanton veturën e përditshmërisë

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 16:24
Lotus

Lotus, marka legjendare britanike e veturave sportive, ka prezantuar një superveturë të re, që konsiderohet si “vetura Lotus më e mirë e prodhuar ndonjëherë”.

Lotus Emira arrin nga 0 në 100 km/h për 4,5 sekonda dhe ka një shpejtësi maksimale prej 290 km/h.

Me këtë veturë, drejtuesit e markës britanike shpresojnë të konkurrojnë Porsche Cayman, Alpine A110 dhe Jaguar F-Type.

Image

Sipas tyre, bëhet fjalë për një superveturë që mund të përdoret në përditshmëri, pasi është shumë praktike, por në të njëjtën kohë ofron emocione të mëdha për admiruesit e veturave të shtrenjta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat