Vetura mini “Urbanaut”, një koncept i ndërtuar plotësisht

Auto

Vetura mini “Urbanaut”, një koncept i ndërtuar plotësisht

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 17:58
Vetura mini “Urbanaut”

I zbuluar vetëm si një interpretim vitin e kaluar, koncepti “Mini Urbanaut” tani është kthyer si një koncept i ndërtuar plotësisht. Koncepti “Urbanaut” është një veturë e madhe që tregon një ambient të brendshëm si një sallë pritjeje drejt një të ardhmeje ku automjetet që drejtohen pa shofer janë një pamje e përditshme, duke lejuar qasje të reja për ambientet e brendshme të automjeteve.

Me brendësi të krijuar për tu shndërruar në një dhomë, në sajë të një timoni që paloset dhe zhduket në brendi, koncepti Urbanaut ka të bëjë vetëm me përdorimin inteligjent të hapësirës. Brendësia është e ajrosur, me shumë xham rreth e rrotull dhe një xham që hapet në formën e një ballkoni. Në mes gjendet një tryezë e palosur, ndërsa pjesa e pasme e Urbanaut strehon një shtrat, shkruan Autoweek.

Megjithëse mendohet se është automjet shumë i madh, Urbanaut do të jetë më e vogël me gjithë hapësirën e brendshme të konceptuar.

Image

Prodhuesi i saj ka thënë se disenjatorët fillimisht kanë krijuar pjesën e brendshme para asaj të jashtmes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat