Megane 2021 i prin rrugës elektrike të Renaultit

Auto

Megane 2021 i prin rrugës elektrike të Renaultit

Më: 24 mars 2021 Në ora: 14:11
Megane 2021

Gjiganti francez i veturave, Renault, është zotuar për një ndryshim të madh të brendit, kur të lansojë modelin tërësisht elektrik Megane më vonë gjatë vitit – pak muaj pas lansimit të konceptit “Megane eVision” në tetorin e shkuar.

I spiunuar për herë të parë në formë prototipi, i rishpikuri Renault Megane do të hapë kapitull të ri për markën franceze me shefin e ri, Luca De Meo. Plani i tij, “Renaulution”, parasheh lansimin e shtatë modeleve tërësisht elektrike deri më 2025, me Meganen që do t’i prijë.

“Sikur me gjeneratën e parë të Meganet, ky Megane me një ‘E’ është vetëm fillimi. Një familje e tërë e veturave do të bazohet në platformën tonë të veturave elektrike”, pati deklaruar De Meo në shpalosjen e konceptit në tetor.

Koncepti ishte i gjatë 4.2 metra, 1.8 i gjerë dhe 1.5 i lartë duke kopjuar dizajnin e “Capturit”. Edhe produkti final do të jetë i ngjashëm.

Nga lansimi i tij, Megane do të ketë një bateri 60kWh me rreth 215 kuajfuqi. Përshpejtimin nga 0 në 100 kilometra për orë e arrin për më pak se tetë sekonda. Ai mund të kalojë deri 450 kilometra me një mbushje të baterisë.

Megane i ri pritet të lansohet këtë verë para se të dalë në shitje në Evropë para fundit të vitit. Çmimi i tij pritet të sillet rreth 40 mijë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat