Makinat Ford me sistem operativ qendror Android

Auto

Makinat Ford me sistem operativ qendror Android

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 19:54
Makinat Ford

Miliona makina Ford dhe Lincoln do të kenë në zemër sistemin operativ Android duke filluar nga 2023 si pjesë e një marrëveshjeje të nënshkruar mes kompanive ditën e Hënë duke sjellë aplikacionet dhe shërbimet e Google tek drejtuesit.

Ford dhe Google thanë se si pjesë e bashkëpunimit do të krijojnë një grup bashkëpunimi quajtur Team Upshift i cili do të zhvillojë eksperienca dhe shërbime të reja konsumatore bazuar në Android Automotive.

Ekipi në fjalë mund të krijojë shërbime të cilat ndryshojnë mënyrën sesi konsumatorët blejnë një makinë. Partneriteti është një hap prapa për Ford që ka provuar prej vitesh të shmangë kompanitë e palëve të treta si Google dhe Apple duke ndërtuar platformën e vet open-source.

Madje krijuan një aleancë me Toyota për zhvillimin e softuerëve open-source. Android Automotive nuk duhet të ngatërrohet me Android Auto që është një ndërfaqe dytësore e cila mbështetet në smartfonin e përdoruesit.

Android Automotive OS është sistem operativ që funksionon mbi Linux dhe Google e ka modifikuar për ta përdorur tek makinat.

Ford nuk është kompania e vetme që do të inkorporojë Android tek makinat e veta. Volvo në 2017-ën bëri të njëjtën gjë e madje përfshiu shërbimet dhe aplikacionet e Google si Play Store, Google Assistant dhe Google Maps.

Polestar, makina elektrike e makinave Volvo, përdor Automotive OS për sistemin infotainment.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat