Nuk ka dyshim se Keely Hodgkinson është njëra ndër atletet më të mira në botë, gjë që u vulos edhe më shumë pasi në shkurt theu rekordin botëror të sallës në 800 metra.
Por këtë të enjte (4 qershor), ajo do të përballet me disa prej atleteve më të mira të 400 metrave.
Në garën e Diamond League në Romë, britanikja do të sfidohet nga kampionia aktuale botërore e sallës nga Çekia, Lurdes Gloria Manuel, ish-kampionia botërore e sallës nga Britania e Madhe, Amber Anning, kampionia aktuale evropiane Natalia Bukowiecka, kampionia evropiane e sallës Lieke Klaver dhe kampionia aktuale evropiane U23, Henriette Jaeger.
Megjithatë, Hodgkinson do të jetë mes më të mirave dhe është më se e aftë jo vetëm të rivalizojë, por edhe të shkaktojë befasi.
Gjatë finales së stafetës 4x400 metra në Kampionatin Botëror të sallës në mars, Britania e Madhe paraqiti një ekip befasues ku bënin pjesë edhe Dina Asher-Smith dhe Hodgkinson, e cila më pak se një orë më herët kishte fituar garën e 800 metrave me rekord kampionati.
Pavarësisht lodhjes, ajo realizoi ndarjen më të shpejtë në stafetë me kohën 50.10 sekonda, në një garë ku morën pjesë edhe Klaver dhe Bukowiecka, që udhëhoqën ekipet e tyre.