Spanja është tronditur nga një tragjedi e rëndë hekurudhore në provincën e Toledos, ku kanë humbur jetën të paktën 69 persona.
Në përplasjen mes trenave Renfe dhe Iryo, pranë vendbanimit Urda, humbi jetën edhe atletja e re Julieta Gallego, 24-vjeçare, e cila merrej me kërcim së gjati.
Klubi i saj, AD Sprint nga Madridi, e konfirmoi lajmin tragjik dhe shprehu dhimbjen e thellë për humbjen e saj përmes një mesazhi në rrjetet sociale.
“Zemrat tona janë të thyera. Dëshirojmë t’i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes së saj, miqve, shoqeve dhe shokëve, si dhe të gjithë atyre që e kanë dashur”, thuhet në reagimin e klubit.