Eric Adams, la të kuptohet se në 2021 ai ka për të kandiduar për kryebashkiak të qytetit të Nju Jorkut - Bota Sot
Eric Adams, la të kuptohet se në 2021 ai ka për të kandiduar për kryebashkiak të qytetit të Nju Jorkut

Amerika

E premte, 20 korrik 2018

Eric Adams, la të kuptohet se në 2021 ai ka për të kandiduar për kryebashkiak të qytetit të Nju Jorkut

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 17 qershor 2018 Në ora: 15:55
Nju Jork

Një dibran 27 vjeçar - i cili konisderohet si nji nga biznesmenet më të fuqishëm në Nju Jork, organizoi fushatën për ngritjen e fondeve të Brooklyn Borough President Eric Adams.

 Eric Adams, mbrëmë për herë të parë duket se ka “shpallur” publikisht kandidaturën e tij për kryebashkiak i qytetit të Nju Jorkut, teksa ka qenë i qartë në lidhje me ambiciet e tij, për t'u bërë kryetar bashkie i qytetit të katërt më të madh në SHBA.

"Imagjinoni atë që ai do të fillojë më 2021”  -mendojnë shumë analistë dhe politikan, duke thënë se ai tashmë është duke kërkuar vendin e Mayor-it, për postin më të lartë në City Hall.

Ky është mesazhi i një uebfaqeje të re të krijuar nga presidenti i Brooklyn Borough, Eric Adams - dhe i  promovuar edhe mbrëm në një logo të madhe, para shtëpisë së veprimtarit të njohur dibran Ylber Pilku, ku shumë vetë mendojnë, se ai do të kandidojë për kryetar bashkie në vitin 2021.

"Gjatë gjithë viteve kam deklaruar vazhdimisht se do të isha e privilegjuar ta sjellja këtë shërbim në Bashkinë e qytetit si kryetar bashkie", tha Adams në fjalën përshendetste, mbrëmjen e organizuar nga biznesmeni shqiptar  Willy Pilku. 

"Ndërsa disa mund të kenë luajtur rol në lidhje me ambiciet e tyre, unë kam qenë përpara për një kohë të gjatë. Besoj se kjo është ajo që njujorkezët respektojnë dhe meritojnë më 2021” tha ai .

"Prej ditëve të mia të para si oficer policie, unë kam qenë i qartë për angazhimin tim për të mbrojtur dhe për t'i shërbyer qytetit që unë e dua", tha Adams. "Njujorkezët më kanë besuar për punën time që e kam kryer me  nder për më shumë se tre dekada dhe unë do të vazhdoj të riafirmoj besimin si udhëheqës i bashkisë sonë më të madhe- Brooklynit".

Adams gjithashtu gjatë fjalës së tij faleminderojë dhe përshëndeti biznesmenet shqiptar, për përkrahjen dhe mbështetjen e tyre në këtë fushat fondesh e cila sapo ka nisur. Si dhe në mënyrë të veçantë shpreu mirënjohje dhe konsiderat për mikëpritësin Shqiptar - ose si e quajti ai mikun e tij Willi Pilku.

Shtypi lokal ne qytet shkruan se tani është koha, që miqtë e tij tashmë kanë filluar të kërkojnë donacione - duke dërguar një tekst grupe njerëzishe,  duke u thënë atyre se Adams, do të ishte një "person i shkëlqyer për të udhëhequr NYC-in", pas kryebashkiakut de Blasio, ata kan nisur edhe t'u kërkojn atyre të vizitonin faqen e re, dhe të dhurojnë "për të ndihmuar e mbështesin atë në përpjekjet e tij për t'u bërë kryebashkiaku i dytë i zi i këtij qyteti të madh! në vitin 2021”, mbas atij te Charles Dinkes.

  Një nga strategjistët e fushatës Adamas, tha mbrëm :”Ndihmoni Eric qe të vazhdojë t'i shërbejë popullit të Qytetit tonë të madh, pasi ai fillon me sipërmarrjen e tij më të re në udhëheqje. Mbështetja juaj do t'i japë Eric-it mundësinë për të ndërmarrë hapin tjetër për të udhëhequr qytetin tonë në një drejtim pozitiv".

Ai tha se Eric Adams ka shërbyer banorëve të New York City dhe New York Statet si:
Kapiten i Policisë së Nju Jorkut, Zëdhënës për  organizatën “100 Njerëzit me ngjyrë në Zbatimin e Ligjit”, Senatori i Shtetit të Nju Jorkut, Presidenti i Brooklyn Borough, dhe në vitin 2021 me ambicie reale për tu bërë edhe “Kryetar” bashkie i Nju Jorkut., ku Eric është gati qysh tani për të shërbyer në këtë qytet që ai e do në një mënyrë të jashtëzakonshme.

"Së bashku, ne mund të vazhdojmë ndërtimin e një Nju Jorku më të mirë.” tha ai është sllogani i fushatës së Eric L. Adams.

Duke vijuar : se « Që nga fillimi i mandatit të tij të parë si zyrtari më i lartë i zgjedhur në qytetin e katërt më të madh të Amerikës, Eric ka punuar pa u lodhur për të krijuar prosperitet për më shumë se 2.6 milionë banorët e Brooklynit që e quajnë shtëpi të tyre Brooklynin

- Ai duke punuar si me sektorin privat dhe atë publik për të gjeneruar rritje vende pune dhe investime në çdo lagje, ka fituar shumë popullaritet. Ai beson se qeveria punon më mirë kur gjithkush ka mundësinë të dëgjohet dhe si President, por edhe nese behet Mayor, ai ka për të përdorur zyrën e tij për të ofruar mundësinë për grupe të ndryshme që të punojnë së bashku për të mirën e përbashkët. » tha shefi i fushatës së tij për kryetar bashkie në Nju Jork.

“Kandidati” Eric Adams, dhe stafi i tij, zgjodhi shtëpinë e shtrenjtë - mansion house, të një shqiptari, ku ishin të ftuar dhe morën pjesë rreth 200 vetë, kryesishtë keta biznesmen të fuqishëm të komunitetit hebre, italian, rusë dhe përfshirë shqiptarët miqt, shokët dhe anëtarët e familjes Pilku, edhe ata biznesmen.

Darka - e fushtatës për ngritjen e fondeve, mbrem që i ngjante një mbrëmje klasi, u organizua nga një biznesmen 27 vjeçar, një shqiptar, nga Dibra e Madhe, Willy Pilku, - i cili është Nën/President në kompaninë gjigande të skelave të larta , “Pilku Construction Services, Inc.” dhe u manaxhua nga punojësit e tij të administratës së kësaj kompanie.

Willy Pilku, është djali i Ylber dhe Vjollca Pilkut, nga Dibra e Madhe, ndërsa ka lindur në Ammerikë, shkolluar dhe edukuar këtu, ai flet dhe shkruan shqip - dhe është krenar per ate se është Shqiptar.

Ai sot thane miqt e tij mund të llogaritet në listën e biznesmenve me të fuqishëme të Nju Jorkut, ngase kompania e tij  “Pilku Construction Services, Inc,” ka një vler disa miliona dollarë, ndërkohë, që ai vet ka diplomuar për ekonomi në ”Baruch College", Universiteti i Qytetit të Nju Jorkut (CUNY), thotë faqja e internetit e kompanisë së tij.

 “Pilku Construction Services, Inc.” është një kompani e licencuar dhe jashtëzakonisht e siguruar, për skela, me seli në Bruklin. E cila, thotë se është rritur në 5 vitet e fundit që nga viti 2011 në një kompani prej me mbi 100 punonjës prej se në krye të saj erdhi biznesmeni më i ri në historinë e këtij biznesi të veçantë në të gjithë SHBA, Willi Pilku.

Kjo sipas uebsajtit te saj, eshte nje kompani qe kryen instalimet e skelave dhe mbrojtjen nga trotuari, : “Frame scaffolding, Systems Scaffolding, Electric Motorized Suspended Scaffolding, Temporary Stair Towers, Needle Beam Cantilevered/Outrigger Neighbor Protection, Platforms, Dance Floors, Stages, Plywood Construction Fences, Temporary Fence, Concrete barriers, Water filled plastic barricades, Debris Chutes, Debris Netting, Personnel safety netting, Winter Enclosure, Roof Top Enclosures, dhe më shumë.
Kompania “Pilku Construction Services, Inc, në uebfaqen e saj thotë se ajo ka një softuer të efektshëm për të siguruar komunikim për të gjithë kompaninë në çdo aspekt të projektit.

“ Ne kemi një ekip të fuqishëm të arsimuar, i cili përbëhet nga Menaxherët e Projekteve, vlerësuesit dhe administratorët e projektit, talentet që shkojnë nga ngritjet, Projektimi, menaxhimi i projektit, planifikimi i projektit; të gjithë në Kodin e Përditësuar të Ndërtimit të NYC lidhur me skelat”, thonë zyrtaret e kësaj kompanie.

Image
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test