Votuesit në SHBA do të votojnë në Nëntor, për Senat, Kongres, dhe organet ligjistative federale - Bota Sot
Votuesit në SHBA do të votojnë në Nëntor, për Senat, Kongres, dhe organet ligjistative federale

Amerika

E mërkurë, 15 gusht 2018

Votuesit në SHBA do të votojnë në Nëntor, për Senat, Kongres, dhe organet ligjistative federale

Më: 6 qershor 2018 Në ora: 22:13
Uashington

WHITE PLAINS NY : Votuesit në SHBA votojnë çdo vjet në nëntor në zgjedhjet për Senat, Kongres, dhe organet ligjistative federale, ku kandidatët përfshihen në një fushatë të gjatë fillimore, ( fushata e kaniddatëve brenda partive), ku votuesit dhe grupet lobiste përfshihen në fushatat për ngritjen e fondeve të kandidatve deri në ditën përfundimtare përpara ditës finale të votimit në javën e parë të Nëntorit.
Kandidati i Partisë Demokratike për Kryeprokuror të një Distrikti në kantonin Westchester - New York, mbrëmë në qytetin White Plains, lokalin “Tre Angelina”, pronë e një shqiptari nga Vuthaj, në këtë qytet, kanë bërë fushatë  për ngritjen e fondeve, për zgjedhjet brenda partiake në Partinë Demokrate për këtë distrikt.

Ndërkohë, që fushata për kandidatët e të dyja partive Demokrate dhe Republikane, në të gjitha shtetet po vazhdon me pjesën e parë, e cila tani është e përqëndruar tek "lufta" e kadidatëve brenda partisë, në çdo fushatë dallohet edhe pjesmarrja e shqiptaro amerikanëve, grupeve lobiste dhe me interesa të veçanta. 

Shqiptaro amerikanët, lobi shqiptar në Amerikë, me President Joe DioGuardin, së bashku me grupe me interesa të caktuara shqiptarësh këtu, po përpiqen të tërheqin vëmendjen e kandidatëve nga të dyja kampet, duke u bërë në shumë raste edhe ata pjesmarrës në veprimtarit e tyre për të grumbulluar (para)fonde për fushatën zgjedhore të kandidatëve që ata kanë zgjedhur, nga të dy partitë në SHBA. 

Në qytetin periferik White Plains,  Nju Jork, lokalin “Tre Angelina” dje, u zhvillua një darkë elektorale për të mbështetur fushatën e kandidatit  demokrat për Districkt Attorney, zotin Tony Scarpino . Në këtë darkë merrnin pjesë një numër udhëheqësish lokal, zyrtar të lartë të organeve të drejtësisë dhe ruajtjes së rendit, përfshirë agjentë të NYPD dhe FBI.
Në takimin e quajtur ngritje fondesh - fundraising, mori pjesë edhe Presidenti vullnetar i Lidhjes Qytetare Xhozef DioGuardi (Joe DioGuardi), bashkëshortja e tij, Shirli Klojes(Sherley Cloyes) Këshilltare për Çështjet Ballkanike, me një grup shqiptaro-amerikanë, antar këta nga bordi i Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane, Asllan Çekaj, e tjer.

Gazeta jone, e cila e ndjek nga afër çdo fushat, k?tu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në fund të këtij takimi foli me DioGuardin.
Pyetjes sonë se përse ai dhe Liga Qyetare, ka zgjedhur pikërishtë kësaj rradhe një demokrat?, DioGuardi i përgjigjet : "Kjo, është një drejtë e jona, që të mbështësim ose përkrahim çdo kandidat, i cili ne mendojmë se ai është i afërt me ne, dhe ne, e shohim atë si një zë të fuqishëm të mbrojtjes dhe përkrahjes së çështjes shqiptare, dhe komunitetit shqiptar në SHBA-së. I tillë, shpresojmë se është edhe ky rast me kandidatin  demokrat për Districkt Attorney Tony Scarpino. Ne jemi të lumtur, që në çdo fushat që marrim pjesë shqiptarët, janë bashkuar, edhe në fushatat të tilla në Nju Jork, e shtetet e tjera ku jetojnë më së shumti shqiptarët, dhe shqiptarë po japin kontributin e tyre në të gjitha fushatat  fondmbledhëse, pavarësisht se të cilës parti janë kandidatë, demokrat apo republikan”.

Ndërsa, duke folur për kandidatin demokrat Tony Scarpino, një anëtar vjetër i familjes së emigrantëve italo amerikan në SHBA, DioGuardi, besonë shumë te lidhjet e shqiptarve me Tony Scarpinon, ai që hetoi dhe ndërtoi raste të suksesshme kundër kriminelëve të dhunshëm. 
“Si gjykatës i gjykatës së qarkut, Toni kryesoi qindra raste të disa prej kriminelëve më të ashpër të dhunshëm në Westchester County. Si Prokuror i Qarkut, Toni, fokusojë burimet në ndjekjet e ashpra, të koordinuara dhe efektive të kriminelëve që përbëjnë kërcënimin më të madh për sigurinë publike në Westchester County”, thotë DioGuardi, i cili është edhe vet banor i këtij Dstrikti në Ossining Westchester County, New York. 
Kurse, shtypi lokal shkruan se Rajoni i Westchester, është goditur rëndë nga epidemia e heroinës mbarëkombëtare dhe Toni e kupton se ky problem kërkon përgjigje të koordinuara. 

Simbas fushatësa së tij thuhet se :” Si Prokuror i Qarkut, Toni do të punojë me partnerët e zbatimit të ligjit për të ndjekur në mënyrë agresive tregtarët që sjellin heroinë në lagjet tona. Në të njëjtën kohë, Toni kupton rolin që abuzimi i drogës me recetë ka luajtur në këtë epidemi dhe do të vazhdojë dhe do të mbështetet në edukimin dhe përpjekjet parandaluese për nxënësit, prindërit, mësuesit dhe administratorët në shkollat ??tona. Si Prokurori i Qarkut, Toni do të mbështesë edhe alternativat e trajtimit me burgim për shkelësit e varur të dhunshëm në mënyrë që të mbrojë komunitetin tonë dhe të sigurojë një shans të dytë për të udhëhequr një jetë që i bindet ligjit.

Po ashtu thuhet se si Prokuror i Qarkut, Tony do të vazhdojë partneritetet kritike me agjencitë e zbatimit të ligjit lokal, shtetëror dhe federal për të rritur sigurinë publike në Westchester County. Një mënyrë e rëndësishme që ai do të lehtësojë bashkëpunimin midis këtyre agjencive do të jetë duke vazhduar të mbështesë përpjekjet e tyre me burimet hetimore të Qendrës së Inteligjencës të Westchester. Toni gjithashtu njeh rëndësinë e parandalimit të krimit dhe do të vazhdojë praninë e fortë të Zyrës së Prokurorit të Qarkut në shkollat ??tona, ku prokurorët jo vetëm që edukojnë rininë tonë, por edhe shërbejnë si modele për nxënësit dhe krijojnë ura personale për komunitetet tona.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test