Fatlum Rushiti: Ka vetëm një alternativë, unifikimi i trojeve shqiptare në një shtet - Bota Sot
Fatlum Rushiti: Ka vetëm një alternativë, unifikimi i trojeve shqiptare në një shtet

Amerika

E mërkurë, 23 maj 2018

Fatlum Rushiti: Ka vetëm një alternativë, unifikimi i trojeve shqiptare në një shtet

Më: 16 prill 2018 Në ora: 09:49
Fatlum Rushiti

Diplomati shqiptar që jeton dhe vepron në SHBA, Fatlum Rushiti, i njohur për lobimin e tij të fuqishëm për çështjen shqiptare, ka deklaruar për Hawaii News Now që bashkimi i trojeve shqiptare është proces i pashmangshëm.

"Bashkimi kombëtar është proces i mundshëm sipas modelit paqësor të Commonwealth Nations. Vullneti i popullit do të jetë faktor determinant për unifikimin e trojeve shqiptare. Elita politike shqiptare nuk mund ta ndalojë vullnetin e popullit për hesapet e veta partiako-klanoro-farefisnore. Shqiptarët do të bashkohen me referendum demokratik mbarëkombëtar. Brukseli kërkon platformë. Tirana e ka në Kushtetutë që bashkimi shqiptar është aspiratë e ligjshme. Mund të mos dojë Brukseli, që nuk donte as bombardimin e Beogradit. Por, do Amerika, e cila kombin shqiptar e ka aleatin e saj strategjik," shprehet diplomati kërçovarë.

Ndryshe, Fatlum Rushiti është në proces ta formojë Lobin Botëror Shqiptar në Amerikë. Kërçovarit të famshëm pritet t’i bashkangjiten bashkëpunëtor, shokë, miq, aktivistë, lobistë, politologë, ekonomistë, historianë, kolegë të ditëve studentore dhe fytyra të njohura botërore. Lobi Botëror Shqiptar posedon përkrahjen e Kongresit Amerikan, Pentagon, OKB, State Department, etj.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test