New York: “Atlantiku” kërkon një obelisk në Tiranë e Prishtinë, ku të shkruhen emrat e të rënëve në luftë - Bota Sot
New York: “Atlantiku” kërkon një obelisk në Tiranë e Prishtinë, ku të shkruhen emrat e të rënëve në luftë

Amerika

E premte, 25 maj 2018

New York: “Atlantiku” kërkon një obelisk në Tiranë e Prishtinë, ku të shkruhen emrat e të rënëve në luftë

Beqir SINA - Yonkers New York Nga Beqir SINA - Yonkers New York Më 7 shkurt 2018 Në ora: 17:47
Pamje nga takimi

NEW YORK: Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, njëherësh zv. kryeministër i Kosovës, Dardan Gashi, i shoqëruar edhe nga ministri i Diasporës i Shqipërisë, Pandeli Majko, u takuan me një grup ish luftëtarësh pjesëtarë të Batalionit “Atlantiku”, nga SHBA, në hotelin Royal Regency - Yonkers New York, vendin prej nga ky batalion 19 vjet më parë u nis për të luftuar krah për krah bashkëkombësve në radhët e UÇK-së.

Në këtë takim dy ministrat dhe përfaqësuesit e ish Batalionit Atlantiku, biseduan për çështje të ndryshme, përfshirë Gjykatën Speciale, Demarkacionin dhe trasformimin e FSK në Ushtri të rregullt të Republikës së Kosovës, dhe për disa nga zhvillimet në Kosovë dhe Shqipëri, si dhe zgjedhjet në Mal të Zi e Maqedoni, si dhe për tema të tjera që e preokupojnë diasporën tonë në SHBA.

Ish ushtarët e Batalionit ‘Atlantiku’ që veprojnë si pjesë e Shoqatës “Atlantiku”, gjithashtu gjatë këtij takimi për herë të parë prej se kur Kosova fitojë lirinë dhe shpalli pavarësinë parashtruan para dy minsitratve të dy shteteve tona, Majkos dhe Gashit, edhe një kërkesë për ngritjen e një Obelisku në Tiranë dhe Prishtinë, ku do të shkruhen emrat e të rënëve në luftën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Me këtë rast në emër të qeverisë së Kosovës, Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, njëherësh zv. kryeministër i Kosovës, Dardan Gashi, i dorëzoi Babait të tre vëllezërve, Ahmet Bytyqi, dekoratën e mirënjohjes akorduar nga qeveria e Kosovës.

Babai i tre dëshmorve Ahmet Bytyqi, i falënderoi dy ministrat për vizitën dhe u shpreh se është i nderuar që dy shtete erdhën dhe nderuan veprën e bijve të tyre, duke thënë se :“Ata kanë rënë dëshmorë, mirëpo në momente të tilla kur ju vini që t’i kujtoni, atëherë ata mbesin gjithmonë të gjallë. Ju falemnderit!”, tha ai, gjithashtu duke falënderuar Ministrinë e Diasporës së Kosovës edhe për dekoratën e ndarë për familjen Bytyqi.

Në këtë takim në emër të ushtarëve shqiptarë, që shkuan për të luftuar për çlirimin e Kosovës, po ashtu foli ish komandanti i UÇK-së, kryetari i shoqatës Atlantiku Gani Shehu, dhe disa ish luftëtarët i këtij batalioni nga SHBA, përfshirë Ardian Grajqevci dhe Uk Lushi, kurse, në emër të qeverisë së Kosovës, ministri i Diasporës së Kosovës z.Dardan Gashi dhe qeverisë së Shqipërisë, Ministri i Shtetit për Diasporën z. Pandeli Majko, dhe në emër të familjes Bytyçi, babai i tre vëllezërve dëshmorë, Ahmet Bytyqi i cili falenderoi në emër të familjes.

Më pas, të gjithë pjesëmarrësit së bashku me prindërit e djemve Bytyqi u nisën për te varrezat, për të nderuar veprën dhe sakrificën e tyre me homazhe shtetërore dhe me vendosje të kurorës me lule.

“Vepra e tre vëllezërve Bytyqi nuk do të harrohet asnjëherë. Neve na mbetet të punojmë dhe të bëjmë trysni ndaj Serbisë që t’i dorëzojë sa më shpejt kriminelët përgjegjës të këtij krimi, ndërsa veprën dhe sakrificën e tyre ta kujtojmë gjithmonë”, u shpreh ministri Gashi.

Ish ushtarët e Batalionit ‘Atlantiku’ që veprojnë si pjesë e Shoqatës “Atlantiku”, pelegrinazhin e kan organizuar për çdo vjet dhe kërkuan qërtarisht ky të shpallet nga dy qeveritë si një aktiviteti i përvitshëm për të përkujtuar themelimin dhe betimin e ‘Batalionit’ të Atlantikut në New York.

Image
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test